Oprah Winfrey dhe Dwayne Johnson marrin kritika të ashpra nga ndjekësit!
Oprah Winfrey dhe Dwayne Johnson u përballën me reagime të ashpra, pasi iu kërkuan fansave të dhurojnë para për të ndihmuar të prekurit nga zjarret e Maui.
Ata grumbulluan 10 milionë dollarë për Fondin Popullor të Maui-t, por më pas kërkuan nga fansat e tyre në Instagram dhe TikTok që të dhuronin pjesën tjetër. Lidhur me këtë shumë, fansat reaguan se nuk kishin mundësi dhe se të famshmit duhet të japin më shumë nga paratë e tyre për të ndihmuar.
“Unë do të doja, por nuk kam para.. ju të dy po merreni me këtë!”, shkroi fansja Carolina Moreno në TikTok. “Miliarderi duke kërkuar para nga të varfrit, çfarë shakaje”, komentoi një fans, Cary Jacobs, në videon e Oprah në Instagram.
“Ju keni miliarda. Ju mund të dhuroni 100 milionë dollarë dhe të jeni akoma të pasur si më parë. Ju jepni paratë”, kritikoi Maribel Rubio Winfrey.
“Ky duhet të jetë një mesazh privat mes jush dhe bashkëshortëve tuaj miliarderë”, shkroi një tjetër kritik. “Është kaq gabim që po kërkoni para”.
Pas gjithë kritikave, Oprah dhe Rock kanë bllokuar komentet në postimin e tyre.
Bordo