E bija në luftë me sëmundjen e rëndë, gazetari: Mbështetja juaj, ushqimi im shpirtëror!

E mberthyer ne shtrat nga nje semundje e rende, vajza e gazetarit të njohur sportiv. Defrim Methasani po kalon ditë të vështira në jetën e saj. Ajo ndodhet prej javësh e shtruar në një nga spitalet e Berlinit në Gjermani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Methasani ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndersa shpreh bindjen se e bija do te arrije ta mposhte semundjen.

“Nga spitali i Berlinit ku prej kohësh ndodhet për kurim vajza ime e madhe Luna, ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj që keni qënë mbështetja ime e madhe dhe e jashtëzakonshme, duke më qetësuar sadopak shpirtin dhe duke më lehtësuar problemin.

Nuk gjej dot fjalën e duhur për të shprehur atë që meritojnë familja ime, të afërmit e mi, por dhe miqtë dhe shokët e shumtë që kam brenda dhe jashtë vendit. Lutjet tuaja, mbështetja në të gjitha format, sms dhe telefonatat e pafund, kanë qënë ushqimi im shpirtërorë, forca, solidariteti, vitaliteti dhe arma jonë, për të luftuar me sëmundjen e rëndë, ku falë Zotit dhe mjekëve duarartë, shpresojmë tia dalim.

Në mbyllje edhe një dedikim mirënjohje për Dr Endri Abazi, djaloshi shkodran që punon në këtë spital si kardio kirurg dhe që perfaqëson me dinjitet Shqipërinë në Gjermani, por që u bë një derë e hapur edhe për mua, pavarsisht se sëmundja e vajzës nuk lidhej me departamentin e tij.

Lum ne për profesionistët që kemi , sepse defakto janë kthyer në faktor promovues të vendit tonë, jashtë Shqipërisë. Po ashtu fjalë zemre për mbesën time të shtrenjtë dhe të çmuar Nerilda Meda e cila bëri gjithçka për Lunën, por edhe disa shqiptarë të Berlinit, që janë bashkë me mua në këtë periudhë kaq të vështirë. Falenderime, respekt dhe mirënjohje të përjetëshme për secilin nga JU!”, ka shkruar gazetari i njohur i sportit.

Bordo