Nuk i rezistoi dot, Blendi Fevziu provon ritualin e preferuar të shqiptarëve në Nivicë
Pas një periudhe shkëputjeje disa javore, Blendi Fevziu është kthyer sërish në ekran me “Oinion”, i cili sikundër në sezonet e mëparshme nuk ndalet vetëm tek aktualiteti politiko-ekonomik në vend, por trajton gjithashtu tema të së përditshmes dhe turizmi duket sikur ka qenë kryefjala e kësaj vere.
Marketingu i mirë, por edhe fuqia e rrjeteve sociale kanë bërë që për Shqipërinë të flitet kudo, nga veriu në jug, duke zënë një vend të rëndësishme në mediat kryesor nëpër Evropë.
Në emisionin e sotëm, Fevziu u ndal te mrekullitë mbresëlënëse të Malësisë së Jugut dhe Nivica e joshi jo veç me sharmin e saj, por edhe me kafen e famshme turke, aq sa pasi rrufiti një gëllënjkë nuk ngurroi të shihte filxhan. E po, mesa duket as Fevzo nuk i rezistoi tundimit për të ditur se çfarë do i sjellë e ardhmja.