Kush të rreh të do? Deklarata e Feros se tani e do tashmë 200 herë më shumë gruan tërbon rrjetin
Fero, i ftuar te “Kojshia Show”, foli gjerë e gjatë për fenë islame dhe përkushtimin e tij ndaj saj, si dhe dha një deklaratë mbi Arbenitën, me të cilën ende (sipas reagimit të saj në TikTok) është në proces gjyqësor.
“E kam dashur nënë time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur sit ë sillem me familjen, nënën dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar të jem shembullor”, u shpreh Fero, duke shtuar se tani që ka kuptuar fenë i do të gjithë shumëfish më shumë.
“Nëse nënën time e kam dashur 1 herë, tani e dua 100 herë, nëse guran time e kam dashur 2 herë, tani e dua 200 herë, nëse babain tim e kam dashur 3 herë, tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur njëherë, tani më është rritur 100 herë dashuria për të”, u shpreh Fero.
Po, pra, e lexove mirë! Fero e do Arbenitën 200 herë më shumë se më parë.
Njerëzit (me të drejtë) supozuan se ata janë rikthyer së bashku, sidomos pas postimeve të tyre në të njëjtën makinë dhe pasi u shfaqën së bashku në Gjilan.
Fero dhe Arbenita kanë qenë në qendër të vëmendjes sepse reperi u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes. Ajo nisi procedurat e divorcit dhe të dy reaguan nëpër rrjetet sociale.
Arbenita tha se ajo dhe Nina, vajza e tyre janë mirë dhe se besonte në drejtësi, ndërsa Fero u shpreh se “drejtësia është thikë me dy tehe” dhe se “vajzën e tyre e ka rritur e ëma e tij”.
Edhe avokati i Arbenitës bëri një reagim, duke pretenduar se klientja e tij ndihej e kërcënuar.
Më pas, Arbenita dhe Fero u shfaqën në Gjilan, në një video të publikuar nga ‘Prive.al’ dhe njerëzit pretenduan se ata ishin rikthyer.
View this post on Instagram
Këtë mendim ua përforcuan edhe postimet e Feros dhe Arbenitës, të cilat kishin të njëjtin sfond: Sediljen e makinës së reperit.
Anabelmagazine