Horoskopi i muajit shtator 2023 nga Christine Haas

Dashi

Optimizmi dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjatë gjithë këtij muaji Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Nëse keni një lidhje, mos ju besoni aspak atyre që ju rrethojnë sepse do ju shkaktojnë vetëm vuajtje dhe mund të nxisin tensionin me partnerin. Ju beqarët më në fund do bini në krahët e një personi sharmant, i cili do ua bëjë çdo moment edhe më të bukur. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime. Mund të ndieni dhimbje gjunjësh, dhëmbësh apo edhe kockash. Këshillohuni me specialistet dhe merrni kurat e duhura. Financat mund të jenë gjithashtu problematike. Nuk do ju dalin paratë as për të blerë gjërat më të domosdoshme. Në punë do merreni vesh me koleget tuaj dhe kjo do ju japë qetësi në projektin e nisur. Në javën e tretë mund të nënshkruani edhe një kontratë të rëndësishme.

Demi

Ky muaj ka për të qene shumë më i mirë për ju. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit dhe do e mbani më pranë vetes atë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në vend që jeta të bëhet më e bukur ka për të qenë më e trishtë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jetë dhe aq i qetë. Mundohuni që për çdo lloj shqetësimi të këshilloheni me mjekët dhe të merrni kurat e duhura. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur.

Binjakët

Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Do i merrni parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatoni këshillat tuaja. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe në çdo moment do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do guxoni edhe të filloni lidhje me disa persona që pëlqeni. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe disa shqetësime të vogla. Mundohuni të mos e teproni me ushqimin dhe të bëni kontrolle tek dentisti. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe të mira sidomos nëse punoni në kompani private.

Gaforrja

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë këtij muaji, nuk duhet kurrsesi të tregoheni të pamatur dhe të nxituar. Nëse keni një lidhje mirë është të shtoni dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruani gjithë kohës harmoninë. Nëse lejoni që rutina të bëhet pjesë e jetës suaj, shumë shpejt do vijnë edhe problemet. Ju beqarët do jeni më pozitivë se një muaj më pare dhe nuk do i refuzoni ftesat që do iu bëhen. Atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu ndodhin edhe gjërat më të bukura. Pas datës 14 gjithçka ka për të qenë më ndryshe. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk keni për të pasur as shqetësimin më të vogël në këtë sektor. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin. Në punë do arrini majat edhe falë ndihmës së kolegëve.

Luani

Ky ka për të qenë një muaj mjaft pozitiv për ju. Do i arrini që të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për ju çiftet mund të ketë fillimisht disa ditë të tensionuara, por gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do hedhë pas krahëve çdo gjë dhe do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Për ju beqarët, ky nuk do jetë një muaj shumë i favorshëm për takime, kështu që ju duhet ende të bëni durim. Për të mos u mërzitur më mirë ta shfrytëzoni kohën duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për të qenë disa herë më i mirë nga më parë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Nuk do keni më as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni të shpenzoni si më parë. Vërini vetes fre sa më parë. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup.

Virgjëresha

Ky muaj do jetë i begatë për të gjithë ju. Do i kaloni pa shumë mundim sfidat dhe vështirësitë që do ju dalin. Nëse keni një lidhje do i rregulloni që javën e parë problemet që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë. Duke reflektuar gjithmonë me shumë kujdes para se të hidhni hapa do e mbani gjithë kohës klimën të qetë. Ju beqaret do i keni të gjitha mundësitë për të realizuar takimet e ëndërruara. Mundet që edhe ndonjë flirt kalimtar mund të shndërrohet në diçka më tepër. Shëndeti në disa momente mund të jetë delikat. Do keni shqetësime nga koka, nga shpina ose nga stomaku. Shpenzimet duhet t’i kryeni gjithmonë me llogari dhe nuk duhet kurrsesi të nxitoheni. Vetëm kështu do shmangni tronditjet. Në punë herë pas here do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar.

Peshorja

Gjatë këtij muaji do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë që t’iu gjendeni pranë herë pas here. Për ju çiftet ka për të qenë një muaj shumë më romantik dhe pasionant. Do ndiheni në çdo moment mirë dhe madje gati për të hedhur hapa më tej. Ju beqarët do realizoni disa takime gjatë kësaj periudhe, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata keni ëndërruar. Nëse nuk do ndiheni të sigurt, më mirë të mos hidhni hapa. Shëndeti do jetë herë i mirë e herë delikat. Mund të keni ndonjë shqetësim nga bajamet ose nga koka, të cilat me pak më tepër përkujdes dhe me mjekime popullore do qetësohen. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t’i rregulluar problemet. Gjendja do fillojë të stabilizohet pas javës së dytë. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Akrepi

Këtë muaj do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do bëni të pamundurën që të qëndroni sa më pranë atij që dashuroni dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje. Nuk pritet të ndodhë asnjë problem. Ju beqarët do e keni shume të vështirë ta joshni dhe ta bëni për vetë atë që pëlqeni, prandaj deri javën e dytë çdo përpjekje do ikë më kot. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë herë pas here probleme shëndetësore. Nuk do jeni aspak në gjendjen që keni ëndërruar. Financat do jenë të qëndrueshme edhe pse jo në gjendjen që keni ëndërruar deri më tani. Në pune do ju ndihmojnë disa kolegë dhe do arrini majat. Mund të merrni edhe një propozim të jashtëzakonshëm nga shefat.

Shigjetari

Ky nuk do jetë as muaj shumë pozitiv dhe as shumë negativ. Për shumë gjëra do bini në kompromis me ata që ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë disi e ndërlikuar gjate javës së parë dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah dhe të mos e lini asnjë moment pas dore. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni sepse mund të hidhni hapa të gabuara të cilat do ju dëmtojnë të ardhmen. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jenë më interesante javët e para, ndërkohë që pas datës 20 gjendja do vijë duke u përkeqësuar. Merrni masa sa më parë. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të arritur majat në gjithçka. Priten vetëm gjëra pozitive.

Bricjapi

Klima yjore do jetë disi e tendosur këtë muaj dhe herë pas here mund të lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do e vlerësoni edhe më tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes ju të dyve çdo gjë ka për të ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jenë më të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni një periudhë disi të ndërlikuar sidomos javën e parë, kur do merrni refuzime nga ata që do iu joshin. Pas datës 22 mund t’iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mirë. Nuk do ndieni më as dhimbjet e shpinës dhe nuk do keni as problemet me kolitin. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në punë çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Në bashkëpunim edhe me koleget do arrini majat.

Ujori

Këtë muaj do bëni të pamundurën që të shmangni konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do jetë si ajri dhe vetëm ajo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni në një lidhje, javët e para do merreni me riorganizimin e gjendjes në të cilën ndodheni dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Pas datës 16, dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do e ngrohë atmosferën. Për ju beqarët mundësitë për takime do jenë të pafundme dhe do jetë i sigurt ndryshimi i statusit. Do lumturoheni mjaft kur të arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe do ju arrijnë paratë edhe për shpenzime edhe për të blerë gjërat e nevojshme. Jeta profesionale do ketë edhe periudha të turbullta herë pas here. Do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni, por në fund do ja dilni.

Peshqit

Muaj i paqëndrueshëm do jetë ky për të gjithë. Çdo ditë do ketë çastet e bukura dhe çastet e tensionuara. Mundohuni që në çdo çast të ruani ekuilibrin dhe nga ana tjetër të bëni kujdes nga disa persona. Nëse jeni në një lidhje do keni një periudhë disi konfuze kur nuk do dini çfarë të bëjnë. Duhet gjithmonë të tregoheni të kujdesshëm me partnerin dhe nuk duhet ta lini shumë pas dore atë. Për çdo problem, flisni sa më hapur me të. Ju beqarët duhet të bëni të pamundurën për ta ndryshuar rutinën dhe për të filluar një lidhje mund të bëjnë edhe sakrifica ekstreme. Shëndeti do ju shkaktojë shqetësim të madh. Mund të keni probleme me ndonjë organ të veçante dhe mund t’iu duhet edhe të shtroheni në spital. Financat do përmirësohen pas javës së parë fale një investimi që do bëni. Në punë do jeni gjithmonë të logjikshëm dhe nuk do gaboni asnjë moment.