Pas spekulimeve, Dea dhe Kristi sqarojnë një herë e mirë raportin e tyre

Krist Aliaj festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 32-të në një nga plazhet e jugut në Shqipëri. Krah tij në këtë ditë të veçantë ishte e motra, disa miq dhe Dea Mishel.

Kjo e fundit i bëri edhe një urim të ëmbël publik duke shkruar: “Bday weekend ishte thjesht një mesazh ‘të shtunën boat day në Palasë” dhe stres nga fakti që Kristi nuk kishte asnjë detaj, asnjë organizim, por u kënaqëm. Videon e fundit e futa këtu se më ka bërë për të qarë kur e kam parë dhe doja një arsye ta postoja. Happy to have met you in the weirdest way. You’re fun. Happy birthday.”

Kjo nxiti edhe më shumë aludimet e javëve të fundit se Kristi dhe Dea mund të jenë në një lidhje. Por, këto spekulime dyshja i ka shuar në Instagram. Fillimisht, Kristi ka publikuar një foto me Dean duke shkruar se ata janë thjesht miq që gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Madje, ai zbulon se ka një marrëdhënie me dike tjetër.

“Thjesht për të pastruar thashethemet, unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që e respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmonim njëri-tjetrin kur gjërat bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam marrëdhënie me dike tjetër. Faleminderit! Dea vazhdo shkëlqe.”-shkruan Krsiti.

Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në Instagramin e saj, Dea shkruan se Krsiti ka qenë disa herë i vetmi person që i ka qëndruar pranë dhe nuk do e harrojë kurrë këtë.