‘Mbreti’ i pornos italiane ngre alarmin: ‘Të bllokohen faqet pornografike, gjithçka është trillim’
Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Italisë, duke iu referuar konkretisht ngjarjes në Palermo ku një vajzë u sulmua dhe përdhunua nga një grup djemsh, Rocco Siffredi, ‘mbreti’ i pornos italiane, ka bërë një analizë, duke u nisur pikërisht nga fusha e tij.
Ish-aktori, regjisori dhe producenti ndërkombëtar i kinematografisë për të rritur, italiani Rocco Siffredi, një nga fytyrat e njohura të industrisë ‘hardcore’ botërore, foli për rrjedhat që ka marrë kohët e fundit argëtimi për të rritur, duke treguar njëfarë shqetësimi dhe njëfarë vështirësie në njohjen e vetvetes në tendencat e reja.
Rocco ka folur kundër mënyrës së re të konceptimit dhe përdorimit të pornografisë, tashmë e ruajtur vetëm në ueb dhe shumë shpesh, e disponueshme në forma të ndryshme, në mënyrë krejtësisht falas dhe të pakontrolluar.
I intervistuar në gazetën Libero, Rocco Siffredi komentoi lajmet e rasteve të rënda të dhunës seksuale në grup: “Nuk e njoh veten fare në Pornografinë e sotme: seksi është bërë shumë ekstrem”.
Reflektimi i tij:
“Të rinjtë nuk e dinë se ajo që shohin në filmat pornografik është trillim i pastër. Që aktorët meshkuj qëllohen. Se për t’u garantuar atyre ereksionin që mund të zgjasë për orë të tëra, u injektohen substanca vdekjeprurëse. Që femrat, aktoret, për të mos ndjerë dhimbje anestezohen.
Dua t’u them fëmijëve se ajo që shihni në filmat pornografikë nuk përfaqëson realitetin. Se edhe derdhjet janë false: një substancë e bardhë injektohet në uretrën e meshkujve.
Sot djemtë mendojnë se nuk janë në gjendje të kënaqin vetë femrat seksualisht, por kjo nuk është vetëm për shkak të pornografisë.
Por, atyre nuk u shpjegojnë se ajo që shohin në filmat ‘hardcore’ është trillim. Këtu qëndron problemi i vërtetë. Le t’i bllokojmë të gjitha faqet pornografike në rrjet. Nëse është e nevojshme, unë ofroj veten si zëdhënës dhe gjithashtu do të pranoja mbylljen e faqes sime.
Për të ndihmuar të rinjtë. Ndihem disi përgjegjës për atë që po ndodh, më shumë si baba sesa si një yll porno. Sepse ne nuk ofrojmë ‘edukatë seksuale’. Ne nuk jemi krijuar për këtë, ne kemi lindur si argëtim. Ne duhet të veprojmë në mënyrë që djemtë të mos mendojnë as të përdhunojnë një grua. Ndërhyrja e mëvonshme ka pak dobi.
Kultura e respektit, edukimi seksual dhe ndalimi i aksesit të lirë në pornografi”.