Hija e Lionel Messi në Majemi: ja kush është Cheuko, truproja e Pleshtit, ish-ushtar dhe ekspert i MMA
Shumë njerëz do ta kenë vënë re se, që nga ardhja e tij në Majemi, Lionel Messi ka një njeri që e ndjek kudo. Shihet kudo si një hije e numrit 10, që nga momenti kur zbret nga autobusi i Inter Miami deri sa rikthehet. Madje edhe në fushë, duke ndjekur me kujdes çdo hap të argjentinasit. Sipas raportimeve, emri i sigurisë personale të Messi është Yassine Cheuko.
Ky njeri është truproja i tij dhe në orët e fundit janë zbuluar detaje nga eksperienca e tij personale. Detaje që tregojnë pse ai është njeriu i duhur dhe i zgjedhur nga David Beckham për të mbrojtur Messi. Flasim për një njeri me përvojë në ushtrinë amerikane, një veteran i misioneve në Lindjen e Mesme dhe një ekspert në Artet Marciale të Përziera.
Llogaria e tij në Instagram ka më shumë se 115,000 ndjekës, përfshirë vetë Leon. Aty mund të kuptohen disa nga përvojat e tij gjatë luftimeve dhe duke u stërvitur në të gjithë botën. Për më tepër, është vënë re se Cheuko nuk është një person invaziv në punën e tij. Ai i është përkushtuar ruajtjes së Messi pa ndërhyrë shumë në ecjen e tij, brenda dhe jashtë stadiumeve. Edhe pse siguria është diçka që nuk mund të garantohet kurrë, padyshim që të kesh një njeri me kredencialet dhe përvojën e Cheuko, në çdo kohë, është mjaft e dobishme që Messi të ndihet i sigurt në këtë përvojë në Shtetet e Bashkuara.
KUSH ËSHTË TRUPROJA E MESSI TE INTER MIAMI?
Truproja e Lionel Messi te Inter Miami quhet Yassine Cheuko, dhe është një ish-ushtar i Shteteve të Bashkuara. Ai ka pasur përvojë me ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan. E është gjithashtu ekspert në Artet Marciale të Përziera (MMA).
View this post on Instagram
Lapsi.al