Dafina u përfol për një lidhje, por e vërteta është ndryshe

Dafina nuk është në një romancë të re, të paktën jo me personin që përflitet prej pak kohësh.

Siç mund ta keni lexuar, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji përfliten që prej qershorit se janë në një romancë bashkë. Shkak u bë një video e tyre si edhe postimet e dyshimta të Dafit në Instagram.

Por, si qëndron e vërteta? Dafi dhe Kreshniku janë kushërinj. Me disa kërkime në Google, na rezulton se kohë më parë, këngëtarja ka publikuar një foto ku shkruan “cuzinko jem, i miri”, gjë që nënkupton se janë kushërinj.

Pak muaj më parë, Dafina dhe DJ Geek i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 3 vitesh bashkë. Ish-çifti, të cilët nuk folën kurrë publikisht për ndarjen, fshinë kujtimet me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, megjithëse kanë vijuar të shfaqen bashkë nëpër koncerte.

Dafina ka folur mbi sfidat e saj në industrinë e muzikës, veçanërisht në aspektin romantik.

“Si grua në këtë industri, nuk ke kohë të dalësh në takim me ndonjë, të njihesh me dikë, jo se s’ke dëshirë, por ndodh që sapo del me të, sikur një kafe të pish, ai i thotë shoqërisë që dola me të, e kam të dashur, gënjejnë, ose ta “ngjisin” njerëzit”, tha Dafina në një bisedë me Berat Buzhalën.