Nuk i shpëton tundimit, Roberti i bën dedikimin e veçantë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën

Robert Berisha gjithmonë ka bërë zhurmë në rrjete sociale me jetën e tij private. Dhe kjo verë këngëtarin e ka gjetur me një romancë të re.

Robert Berisha është parë nën shoqërinë e një bjondje simpatike pak ditë më parë në rrugët e Prishtinës.

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën Robertit quhet Leonita. Dyshja janë parë shpesh të reagojnë ndaj njëri-tjetrit me komente në rrjete sociale.

Së fundmi Roberti në një postim të Leonitës nuk i ka shpëtuar tundimit për një koment special.

“Nuk ka asgjë që s’më pëlqen tek ti”, është shprehur ai.

Leonita i është përgjigjur me një zemër dhe një puthje.