“I poshtër e simulator: një shpifësirë!”, legjenda e futbollist gjerman Breitner shkatërron Neymar
Neymar ka qenë gjithmonë një futbollist që ndan opinionet. Ai kombinon aftësitë e tij të jashtëzakonshme teknike me sjelljet, brenda dhe jashtë fushës, të cilat shpesh nuk pëlqehen. Kjo është arsyeja pse, pavarësisht se ka një valë të ekzagjeruar tifozësh, ka edhe shumë kritikues. Mes tyre sigurisht që është Paul Breitner, kampion bote me Gjermaninë në vitin 1974. Ai e quajti brazilianin “një futbollist i poshtër dhe një mikrob mashtrues” dhe e ‘falenderoi’ Al Hilal që e largoi nga Evropa.
Ish-mesfushori gjerman prej vitesh bën opinionistin në atdhe. E këto janë deklaratat e tij për Neymar, të publikuara në programin Blickpunkt Sport, të stacionit televiziv BR: “Faleminderit të dashur sauditë, që keni blerë zotin Neymar, i cili ka qenë një nga futbollistët më të poshtër të parë në këtë planet vitet e fundit. Një nga simuluesit dhe hedhësit më të mëdhenj. I pështirë! Një personazh shumë i poshtër. Neymar është si një bakter, një mikrob mashtrues. Më duhet të them: faleminderit shumë, nuk do të duhet ta durojmë më”.
Paul Breitner ishte një nga lojtarët më ikonik të Gjermanisë në vitet 1970. Një mesfushor fleksibël, i aftë për të luajtur edhe si mbrojtës i krahut, ai ishte një nga lojtarët simbolikë të kombëtares e cila u kurorëzua kampion Europe në vitin 1972 dhe kampion bote në vitin 1974. Në nivel klubi, ai luajti për shtatë vjet – në dy përvoja të ndryshme, njëra në fillim dhe tjetra në fund të karrierës së tij – te Bayern Munich, tre te Real Madrid dhe një sezon me Braunschëeig. Në karrierë ai fitoi shtatë kampionate (5 Bundesliga dhe 2 Liga) dhe një Kupë Evropiane (si dhe disa trofe kombëtarë). Me pak fjalë, jo një futbollist i çfarëdoshëm.
Lapsi.al