Shokon Arturo Vidal me batutën rreth portierit që vrau veten
Ka nga ato fraza në jetë për të cilat mund të pendoheni që i keni thënë dhe një nga ato është edhe ajo që ka dalë nga goja e Arturo Vidal. Mesfushori i Athletico Paranaense ka bërë një deklaratë aspak të zgjuar në rrjetin Twich.
Ai ka folur për portierin gjerman Robert Enke, i cili ndërroi jetë në mënyrë dramatike në vitin 2009 i shtypur nga treni pasi vuante prej kohësh nga depresioni për shkak të vdekjes së të bijës.
Duke iu referuar golit që i shënoi në vitin 2007 me fanellën e Bayer Leverkusen, Vidal u shpreh:
”Ishte goli i parë që shënova në Europë dhe ai portieri që e pësoi pas pak kohësh ra në depresion dhe vrau veten”.
Frazë e rëndë që reflekton faktin që Vidal nuk është aspak i kujdesshëm me fjalët që nxjerr nga goja, karakteristikë që e ka shoqëruar pëherë mesfushorin kilian.