“Ka meshkuj k**va që mashtrojnë”- Fansja 17-vjeçare i kërkon takim, Stresi: Po të jap një këshill, mos tako asnjë…

Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi është një ndër reperët më të suksesshëm në estradën muzikore.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij, ndërsa së fundmi reperi ka bërë publike një bisedë me një nga fanset e tij.

Në fotot e publikuara shihen mesazhet ku adoleshentja i kërkon këngëtarit të dinte se në cilin “club” do performonte pasi kishte dëshirë për ta takuar.

Reperi, e pyet fillimisht për moshën, e më pas e këshillon që të bëjë kujdes pasi ka shumë persona të këqij që mund të përfitojnë nga ajo.

Stresi gjithashtu ka shkruar një thirrje për të gjithë meshkujt që përfitojnë nga vajzat në moshë të re duke cituar: “Çdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj k**va që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur…..”

“Jo se du me bo të mirin po kam 1000 virtyte që duhet me i pas një fisnik. Zoti i vraftë në qofshin repera a vipa apo ca do qofshin… Çdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj kurva që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur….. Bohu burr edhe ndale epshin. Stop”, shkruan Stresi në postimin e tij në “Instastory”.