Skandal në Greqi/ Trafikonin foshnjat, arrestohen dy mjekë

Autoritetet policore greke kanë arrestuar dy mjekë në Chania të Kretës pasi po hetohen për një rast të trafikimit të foshnjave.

Sipas mediave të huaja, çështja ka të bëjë me birësimet e paligjshme të foshnjave dhe zëvendësimin e tyre.

Hetimet kryhen nga Drejtoria e Prokurorisë së Krimit të Organizuar me qendër në Athinë, me ndihmën ndihmëse të autoriteteve policore të Chanias.

Të arrestuarit kanë një karrierë të gjatë në fushën e mjekësisë, ndërsa nuk përjashtohen më shumë arrestime të personave të tjerë në të njëjtin spital.