Pamje të rënda/ Makina godet qëllimisht 2 persona në Kosovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët para të mëngjesit të kësaj të hëne në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë. Ngjarja është regjistruar pranë diskotekës “Gate Club”. Një automjet ka përplasur dy persona dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarës. Nga mënyra si ka ndodhur aksidenti duket se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Në videon që ka publikuar portali “Paparaci” shihet teksa makina ka hedhur në ajër dy personat. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes pa e vrarë mendjen për personat që hodhi në tokë. Lidhur me rastin nuk ka raportuar as Policia e Kosovës. E paqartë është edhe gjendja e personave të aksidentuar. ©LAPSI.al