Pamje si në filma/ Ky është momenti kur policia greke qëllon me armë shqiptarin që grabiti bankën
Ditën e sotme kanë dalë pamje të momentit ku u qëllua nga efektivët e policisë greke, 38-vjeçari shqiptar Elton Zoto, i cili tentoi të grabisë një bankë.
Sipas një video të bërë publike nga mediat greke, shihet momenti ku shqiptari lëviz duke kërcënuar me thikë policët.
Në momentin që ai i drejtohet njërit prej policëve, ky i fundit e ka plagosur me armë në bark.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Colonos, në orën 11.15 të mëngjesit, ku autoritetet kanë marrë një telefonatë për grabitje në një filial banke.
Sipas raportimeve, Elton Zoto ka marrë 4 plumba, 3 në bark dhe një në këmbë.