‘Je nënë, e ke kaluar pubertetin’/ Komenti i Andrew Tate në foton e prezantueses shkakton zemërim në Britani
Influencuesi Andrew Tate i akuzuar për disa vepra të rënda penale në Rumani ka tërheuqr sërish vëmendjen me komentet e tij të cilat shpesh cilësohet si maskiliste.
Në një foto me bikini në rrjete sociale të Amnada Holden, një producente e famshme radiofonike, aktore dhe gjyqtare në emisionin televiziv “Britain’s Got Talent”, komentoi: Ti je grua dhe nënë dhe e ke kaluar prej kohësh pubertetin. Nuk ka asnjë arsye për këtë postim.
Komenti ka ngjallur shumë reagime nga miqtë e prezantueses së famshme dhe jo vetëm.
Mes tyre, prezantuesja e emisionit televiziv britanik Loose Women, Charlene White , e cila në një postim në Tëitter shkruan: “Duke kërkuar vëmendje duke sharë Amanda Holden? Dikush do të bënte mirë të fillonte të mësonte thurje me grep dhe të ndalonte përfshirjen në diskutime të të rriturve.’
Amanda Holder është e martuar me producentin e muzikës Chris Hughesdhe kanë dy fëmijë së bashku, Alexa 17-vjeçare dhe Holly 11-vjeçare.