FOTO/ Babai i Uzunit shpërndan lajmin e papritur: E kërkon Barcelona

Myrto Uuzuni mbylli një sezon fantastik në Ligën e Dytë spanjolle, duke fituar titullin dhe çmimin si golashënuesi më i mirë. Kështu, sulmuesi i Kombëtares do të ketë mundësinë të luajë në La Liga me Granadën, skuadër te e cila luan prej 2 sezonesh.

Emri i tij në merkaton e verës nuk ka munguar, ndërkohë që merkaton e ka “ndezur” tashmë edhe babai i Uzunit. Një lajm i publikuar në “Twitter” nga një tifoz i Granadës dhe që është përgënjeshtruar pak minuta më vonë nga vetë ai, ka marrë vëmendjen e Artan Ozunit.

Babai i futbollistit e ka shpërndarë lajmin në rrjetet e tij sociale, natyrisht duke u ndjerë krenar për djalin e tij. E ardhmja e Uzunit duket se do të jetë te Granada, pasi vetë lojtari pak kohë më parë pat pranuar se do të qëndrojë, madje duke shtuar se emri i tij është përmendur gjithashtu për të qenë kapiteni i skuadrës.

PANORAMASPORT.AL