“Me fat që jam gjallë”/ Madonna falenderon fëmijët e saj: Dashuria, ilaçi më i mirë!
Madonna ka falendëruar fëmijët e saj dhe në një postim prekës ku shkruan: “E kuptova sa me fat jam që jam gjallë”.
Një muaj pas shtrimit në spital në kujdesin intensiv për një infeksion bakterial, mbretëresha e popit Madonna reflekton sesi e kanë ndihmuar të dashurit e saj dhe ende po e ndihmojnë të shërohet.
Mbretëresha e muzikës pop ka postuar disa foto në të cilat ajo shihet duke përqafuar djalin e saj David, 17 vjeç. dhe vajza Lourdes, 26 vjeç, ku anash saj shkruan: “Dashuria e familjes dhe miqve është ilaçi më i mirë.”
Postimi i gjatë i këngëtares vazhdon me një mendim për rolin e saj si nënë:
‘Si nënë mund të kapesh vërtet nga nevojat e fëmijëve të tu dhe të japësh në dukje të pafundme… Por në fund fëmijët e mi ishin aty për mua. Pashë një anën e tyre që nuk e kam parë kurrë më parë. Kjo bëri të gjithë ndryshimin.”
Pastaj Madonna falënderon gjithashtu miqtë dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary.
“Po ashtu edhe dashuria dhe mbështetja e miqve të mi. Nëse e zmadhoni këtë imazh që po mbaj, do të shihni një Polaroid të marrë nga Andy ëarhol nga Keith Haring, i veshur me një xhaketë me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar mbi të. Një trekëndësh i përsosur shkëlqimi.
Artist që preku kaq shumë jetë, përfshirë edhe timen.
Qava kur hapa këtë dhuratë sepse kuptova sa me fat jam që jam gjallë. Dhe sa me fat jam që kam njohur këta njerëz dhe kaq shumë të tjerë që nuk janë më pranë. Faleminderit ti @ guyoseary për këtë dhuratë!
Dhe faleminderit të gjithë engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lejuan të qëndroj për të përfunduar punën time!”.
Në fund të qershorit, Madonna u dërgua me urgjencë në spital. Lajmin konfirmoi në rrjetet sociale menaxheri i tij, Guy Oseary.
“Madona zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial të shtunën më 24 qershor, i cili rezultoi në disa ditë në kujdes intensiv,” shkroi Oseary, “shëndeti i saj po përmirësohet, por ajo është ende nën trajtim mjekësor.
Pritet një shërim i plotë. Ne do të duhet të pezullojmë të gjitha angazhimet, duke përfshirë turneun” shkroi Guy Oseary në rrjete sociale në atë periudhë.