2023-shi, viti i ndarjeve të shumta/ 15 çifte të famshëm i dhanë fund lidhjeve e martesave
Jemi në mes të vitit 2023, por ndarjet në showbiz kanë qenë vërtet të shumta. Jo vetëm nga showbizi i huaj, por edhe ai shqiptar. Çifte shumë të famshëm i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre apo martesave dhe xing.al ju sjell më poshtë një listë për t’jua rikujtuar ndarjet e këtij viti.
Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediat ndërsa tani është konfirmuar edhe nga vetë dyshja. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen. Këngët e fundit të Olsit janë marrë si dedikim për Eglin dhe kjo e fundit gjithashtu nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale lidhur me këto këngë.
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritur në një kohë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta si në aspektin personal, edhe atë profesional. U tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre. Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.
Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie me Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit. Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë. Çifti së fundmi u nda dhe Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!
E bujshme ishte dhe ndarja e Feros me Arbenitën pasi modelja ka bërë akuza të rënda ndaj reperit. Arbenita e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për dhunë fizike. Në raportin e Prokurorisë tregohej se për 3 muaj me radhë se ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike. Nga ana tjetër Fero i mohoi akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.
Një tjetër ndarje ka përjetuar Blero Muharremi. Këngëtari ishte edhe vjet i komentuar për ndarjen nga Afrona, por edhe këtë vit duket se ka përjetuar një tjetër ndarje. Pak kohë më parë ai konfirmoi lidhjen e re të dashurisë dhe prezantoi partneren e re bjonde me një postim në Instastory. Madje i bëri dhe një dedikim për ditëlindje, por teksa u duk që gjithçka po shkonte mirë në aspektin e lidhjes, një postim i tij tregoi se i ka dhënë fund. Për më tepër Blero fshiu edhe fotot duke konfirmuar lajmet për një tjetër ndarje.
Prej kohësh përflitej për një krizë të mundshme të çiftit që u njoh në Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani. Por u raportua së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre. Prive ka raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.
Një tjetër ish-banor, por këtë herë i Big Brother Albania i dha fund martesës këtë vit. Pak kohë më parë mediat raportuan se Meti Alshiqi është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta. Meti i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e konfirmon edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.
Një tjetër ndarje në showbizin shqiptar është e ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi. Mediat raportuan pak javë më parë se Drenusha është ndarë nga burri, biznesmeni Atilla Kardesh me të cilin ishte në një raport prej plot dhjetë vitesh.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha gjithashtu është ndarë nga i dashuri kohët e fundit. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebes nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan Safyari, producent dhe regjisor, i ka dërguar një mesazh Bebes ku e sqaron se është treguar i sinqertë me të dhe nuk e sheh këtë si arsye për tu ndarë. Megjithatë këngëtarja e ka hequr nga Instagrami duke lënë të kuptohet se nuk janë më bashkë.
Ndarjet vazhdojnë edhe në showbizin e huaj, kur vetëm pak ditë para se të vinte në Shqipëri, Ricky Martin u nda nga bashkëshorti i tij piktori suedez Jëan Yosef. Ata i kanë dhënë fund gjashtë viteve martesë. Të dy shpjeguan se, pavarësisht divorcit, ende i bashkon një “miqësi e vërtetë” që shpresojnë ta ruajnë në të ardhmen.
Pas 2 vitesh martesë, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj agjenti i pasurive të patundshme luksoze, Dalton Gomez u divorcuan. Burime pranë tyre deklaruan se çifti e mori këtë vendim së bashku.
Pas 2 vitesh lidhje, supermodelja Bella Hadid i dha fund romancës me partnerin Marc Kalman. Ndarja e modeles erdhi pasi ajo po përballet me probleme shëndetësore që e shtynë atë të marrë pak kohë për të pushuar. 26-vjeçarja po merr trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes Lyme.
Pas 6 muajve bashkë, i dhanë fund lidhjes së tyre të shumëpërfolur këngëtarja e madhe, Cher dhe Alexander Edwards. Burime pranë ish-çiftit thanë për TMZ se ata i dhanë fund gjërave disa javë më parë, megjithëse aktualisht është e paqartë se çfarë ishte shkaku i ndarjes ose kush vendosi i pari t’i japë fund.
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas 7 vitesh martesë. Një burim i afërt i tyre tha se kohët e fundit ata kishin filluar të distancoheshin nga njëri-tjetri. Sipas burimeve pranë gazetës britanike “Daily Mail” bukuroshja dhe aktori u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.
Dhe ndarja më e fundit ishte e Rosalias nga Rauw Alejandro. Ata janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku. Çifti i dha fund vetëm 3 muaj pasi kishin shpallur fejesën