Granatë në koncert; policia ndërpret koncertin e Mozzik dhe Getinjo!

Një incident ka ndërprerë koncertin në qytetin e Gjilanit të vëllezërve të njohur nga Kosova. Gjatë perfomancës së Mozzik dhe Getinjo në një prej bareve të qytetit është gjetur një granatë dore para derës së lokalit.

Ndonëse fatmirësisht mjeti plasës nuk ka shpërthyer pasi është marrë nga policia, për çështje sigurue forcat blu të Kosovës vlerësuan ndërprerjen e koncertit dhe nxjerrjen e njerëzve jashtë.

“Përshëndetje Gilan i dashur. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, ka thënë reperi Getinjo në një video të publikuar në Instagram.