Me të dyja duart e fashuara, Marina Vjollca digjet me vaj të nxehtë: “Nuk ka qenë e lehtë”
Marina Vjollca, do e mbajë mend verën e këtij viti, pasi nuk po shkon siç e kishte planifikuar. Moderatorja është lënduar në dorë, e për pasojë do duhet ta mbajë të fashuar.
“Sa verë e bukur kjo”, ka shkruar Marina bashkëngjitur me foton e postuar në “Instastory”, ku tregon dorën që e ka të fashuar.
E teksa fansat u shqetësuan për shëndetin e saj, ajo vendosi që të bënte disa postime të tjera në rrjetet sociale, për të treguar se çfarë kishte ndodhur me të.
Marina ndërsa tregoi se duart i ka djegur në vaj, ajo gjithashtu i falenderoi nga zemra të gjithë fansat që janë shqetësuar mbi gjendjen e saj shëndetësore.
“Dua ta nis këtë video me një falenderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qenë dhe një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj, kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur që po e marr te QSUT që plagët të mos jenë të dukshme”, tha moderatorja e njohur ndër të tjera.