‘Mbi tavolinë’/ Jennifer Lopez e feston ditëlindjen si një 20-vjeçare
Nuk do ta besoni, por Jennifer Lopez ka mbush plot 54 vjeçe. Në një festë ‘të çmendur’ bashkë me rrethin e saj të ngushtë, ajo ka festuar si një 20-vjeçare me një fustan të argjendtë dhe sipër tavolinave.
‘Gjendja për ditëlindje…gjithë muajin!‘-ka shkruar ajo në fotot që ka publikuar në Instagramin e saj.
Këngëtarja e “Let’s Get Loud” ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të saj, të cilët e komplimentojnë për energjinë e saj.
Siç duket mosha për Lopez është thjesht numër, ashtu siç në fakt duhet të jetë për të gjithë!