Del në ankand unaza e Tupac Shakur, ja shuma marramendëse që u shit

Gati 30 vjet pas vdekjes së tij në 1996, reperi i njohur Tupac Shakur ende po vendos rekorde.

Sipas Sotheby’s New York unaza dikur në pronësi të reperit “California Love” e cila ishte prej ari, rubini dhe diamanti u shit për mbi 1 milion dollarë duke u bërë kështu bizhuteria më i çmuar e Hip Hop-it e shitur ndonjëherë në ankand.

Unaza u shit për një vlerë rreth 1,016,000 dollarë pas një lufte ofertash më shumë rreth 300,000 dollarësh.

Tupac e bëri me porosi unazën në vitin 1996 dhe ai e mbajti atë gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në ‘MTV’ Video Music Aëards 1996. “Pac & Dada, 1996” është gdhendur në grup, një shenjë për marrëdhënien e tij me ish-të dashurën Kidada Jones , vajzën e producentit muzikor Quincy Jones dhe aktores së ndjerë Peggy Lipton.

Kjo nuk është hera e parë që një nga pasuritë e reperit del në ankand. Pasi në vitin 2018, letra e ndarjes së Tupac me Madonnën doli në bllokun e ankandeve. Këngëtarja, 64 vjeçe, u përpoq pa sukses të ndalonte shtëpinë e ankandeve Gotta Have Rock and Roll për ta publikuar letrën po rezultoi pa sukses.