Sëmundja e Wanda Nara-s, Mauro Icardi merr vendimin drastik për karrierën e tij
Bashkëshortja e tij Wanda Nara nuk është në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse ende nuk është konfirmuar diagnoza e saktë. Mediat kanë aluduar për leuçemi por vetë prezantuesja e ka përgënjeshtruar lajmin dhe ka bërë të ditur se është në pritje të analizave më të detajuara.
Për momentin ajo dhe familja e përbërë nga 5 fëmijët dhe Mauro Icardi janë në Buenos Aires. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë afatgjatë me Galatasaray që siPas mediave argjentinase, nuk ka ndërmend ta respektojë.
Ai kërkon të nënshkruajë me Newell Old Boys në vendlindje për të qëndruar sa më pranë bashkëshortes në këto momente të vështira.