U zhduk për muaj të tërë, Jamie Foxx reagon për herë të parë për gjendjen shëndetësore: Shkova në ferr dhe u ktheva

Jamie Foxx më në fund theu heshtjen pas zhdukjes si pasojë e problemeve shëndetësore. Prej prillit ai nuk ishte bërë i gjallë, duke nxitur shumë thashetheme për gjendjen e tij.

Aktori ndau në Instagram një video të tij, ku dukej i shëndetshëm dhe mirë. Ai filloi duke falënderuar të gjithë njerëzit që i dërguan lutje dhe mesazhe ndërsa ai po shërohej.

Unë as nuk mund të filloj të them se sa larg më mori dhe më ktheu,” tha Foxx për gjendjen e tij. “Kam kaluar diçka që… mendova se nuk do ta kaloja kurrë. Dhe e di që shumë njerëz prisnin dhe donin të dëgjonin ndonjë përditësim, por të jem i sinqertë me ju, thjesht nuk doja që të më shihnit ashtu.

Aktori dhe muzikanti vazhdoi duke thënë se donte që të gjithë ta shihnin atë “duke qeshur, duke kaluar bukur, duke bërë festë, duke bërë shaka, duke bërë një film, shfaqje televizive” dhe jo në gjendjen që ishte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jamie Foxx (@iamjamiefoxx)

Ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse do t’ia dilte mbanë.

Shkova në ferr dhe u ktheva. Dhe rruga ime drejt rimëkëmbjes kishte gjithashtu disa gropa.
Në prill, vajza e madhe e aktorit, Corinne Foxx, së pari njoftoi fansat për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa zbuloi se ai pësoi një komplikacion mjekësor. Ajo nuk zbuloi asnjë detaj tjetër.

Foxx vlerësoi vajzën dhe motrën e tij, Deidra Dixon, sepse sipas tij i shpëtuan jetën dhe për mbajtjen e gjendjes së tij herermetike.

Ai gjithashtu adresoi disa nga thashethemet e vazhdueshme rreth tij se mbeti i verbër dhe i paralizuar. Aktori me shaka rrotulloi sytë për të vërtetuar se sytë e tij “po punonin mirë” dhe shtoi se ai gjithashtu nuk është i paralizuar.

Foxx e mbylli videon duke përsëritur se dëshiron që njerëzit ta shohin duke qeshur dhe duke bërë shaka; dhe ai ishte mirënjohës që ishte gjallë. Ai tha gjithashtu se do të rikthehet në punë.