“Luizi ende nuk ka marrë 100 milionët e çmimit të madh”
Gjatë episodit të “Kepit të VIP-ave”, u dha biseda që zhvilloi Ronaldo Sharka me Jori Dellin dhe Keisi Medinin për 5 mijë euroshin e premtuar nga Luizi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”. I pyetur nëse i ka marrë eurot e premtuara nga Luizi, Ronaldo shprehet se nuk i ka marrë dhe është shumë kurioz të dijë nëse premtimi i Luizit ka qenë i vërtetë apo thjesht e ka bërë në kuadër të lojës. Gjatë bisedës ai zbuloi se Luizi ende nuk i ka marrë 100 milionët e fitores, pasi nuk kanë përfunduar procedurat.
Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro.
Ronaldo Sharka: Ka premtuar 5 mijë euro. Është një nga pyetjet më të mëdha që më bëjnë “t’i dha Luizi 5 mijë eurot?”.
Jori Delli: Ti ka dhënë me tag-et dhe komentet që të ka bërë.
Ronaldo Sharka: Jo, jo nuk i ka konvertuar. Nuk i ka dhënë se nuk i ka marrë akoma mesa di unë, s’ka përfunduar procedura e 100 mijë euroshit.
Jori Delli: Pse ti po i pret domethënë?
Keisi Medini: Premtimet kur jepen duhet të mbahen them unë.
Jori Delli: Duket se ajo ishte në kuadër të lojës.
Ronaldo Sharka: Edhe kjo në kuadër të lojës?
Keisi Medini: Po ti e ke takuar, e ke diskutuar, për premtimin që të ka bërë?
Ronaldo Sharka: Rastësisht tek Top Channel, aty është përditë dhe jemi takuar shpesh, po nuk e kam pyetyur dot për lekët.
Jori Delli: Seriozisht e ke që mendon që ishte muhabet serioz?
Ronaldo Sharka: Po ti si mendon e kishte seriozisht Luizi?
Ronaldo Sharka: Unë jam shumë kurioz a e ka patur seriozisht apo me shaka, por nuk e di.
Jori Delli mendon se ky premtim i bërë nga Luizi ka qenë vetëm në kuadër të lojës dhe nuk mendon se ai do ia japë vërtet këto lekë Ronaldos. Edhe pse mendon se Luizi nuk e ka patur seriozisht kur e ka bërë këtë premtim, ajo ka dëshirë që këto lekë t’i marrë Ronaldo sepse do i japë për bamirësi.