Joe Jonas kishte nevojë për ‘shumë terapi’ pasi bëri jashtëqitjen në skenë

Joe Jonas zbuloi se dikur iu desh të ndërronte veshjen në një shfaqje, sepse kishte bërë jashtëqitjen në skenë, teksa ishte i veshur me pantallona të bardha.

Këngëtari i Jonas Brothers, tregoi në podkastin “Will & Woody” se incidenti ndodhi “rreth katër vjet më parë”.

Jonas kishte veshur një veshje me ngjyrë të çelur kur zorrët e tradhtuan. “Le të themi se ishte një ditë e keqe për të veshur rroba të bardha,” tha ai.

Këngëtari tha me shaka se ai “ka mundur të përballojë” traumën në skenë “me shumë terapi”. Ai nuk zbuloi shfaqjen se ku ndodhi aksidenti – ose nëse vëllezërit e tij Nick dhe Kevin e dinin për momentin e sikletshëm.

Të famshëm të tjerë që janë përballur me një moment të tillë në publik janë Chris Brown, Ed Sheeran, Jennifer Lawrence etj.

Anabelmagazine