Qeveria propozon 12 emra të rinj për ambasadorë, në Kosovë pritet të dërgohet aktori i njohur
Qeveria ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj.
Në listën prej 12 emrash ndodhet edhe aktori i njohur dhe ish-kandidati për deputet në qarkun e Kukësit. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë.
Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Ëhatsapp-i.
Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd Rama ka propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.
12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:
Petrit Malaj Kosovë
Oljan Kanushi Slloveni
Bardhyl Canaj Serbi
Genc Pecani Rusi
Qirjako Qirko Hungari
Artur Kuko Holandë
Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji
Mimoza Halimi Poloni
Sokol Dedja Danimarkë
Inid Milo Bullgari
Entela Gjika Spanjë
Ilir Hysa Kuvajt
Propozimet për ambasadorët në Kosovë, Serbi dhe Hungari do të shqyrtohen ditën e nesërme në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të përgatitet edhe raporti këshillues që do t’i dërgohet presidentit, Bajram Begaj.