Shakira, në një lidhje të hapur me Gerard Pique për tre vite? Zbulohet ‘pakti’ i fshehtë mes tyre

Shakira dhe Gerard Pique thuhej se ishin në një marrëdhënie të hapur, përpara se akuzat për tradhti të çonin në një ndarje dhe mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ata konfirmuan fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare qershorin e kaluar, pak pasi ish-futbollisti 36-vjeçar Pique, u akuzua për tradhti ndaj këngëtares 46-vjeçare. Ai kishte nisur një lidhje me Clara Chia.

Gazetari José Antonio Avilés që atëherë ka insistuar se ish-çifti kishte qenë në një marrëdhënie të hapur reciprokisht të pranueshme për tre vjet para ndarjes së tyre.

“Ka një marrëveshje ku “ju bëni atë që dëshironi dhe unë bëj atë që dua unë”, por përballë mediave ne jemi ende një çift”, tha Avilés për marrëveshjen e tyre të supozuar, sipas El Nacional de Catalunya.

Pretendimet për një marrëdhënie të hapur besohet se kanë ardhur nga rrethi i ngushtë i miqve dhe familjes së Pique, shkruajnë mediat e huaja.

“Ai është mërzitur kur e ka marrë vesh nga shtypi”. Diku tjetër kolegia e tij gazetare, Pilar Vidal shtoi: ‘Pique nuk dëshiron spekulime se arsyeja e ndarjes ishte pabesia. Ai u befasua nga deklarata, sepse ajo që merr iniciativën është ajo”.

Shakira që atëherë është zhvendosur në Miami, pasi iu dha kujdestaria e plotë e dy fëmijëve të tyre.