Ronaldo Sharka u përgjigjet Luizit dhe Kiarës
Siç e kemi thënë, BBVA 2” mund të ketë mbaruar si program, ama jashtë, vazhdojnë ende dramat. Moderatori Ronaldo Sharka iu përgjigj postimeve të Luizit dhe Kiarës që ishin një “dedikim” për të.
“Dua të sqaroj diçka, që unë nuk kam sharë dhe nuk kam ofenduar në asnjë moment, si individ apo si prezantuese, megjithëse mendimi im është mendimi im – që Kiara nuk është prezantuese për formate të tilla [reality]. Kiara mund të jetë prezantuese shumë e mirë për të tjera formate,” tha Sharka në Instagram.
“Doja të pyesja nëse e mban mend arsyen dhe motivin kur u futa për herë të dytë në ‘Big Brother’? Për çfarë m’i ke premtuar ato 5,000 euro? A të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që bërë sot? A nuk ndihesh pak në faj, Luiz? Po ta kujtoj unë pra, për humbjen e tim ati,” shtoi më pas.
Në vijim, ai u ndal edhe te Kiara:
“Zhgënjimi më i madh nuk ka qenë nga Luizi, më besoni. Zhgënjimi më i madh ka qenë nga Kiara Tito, të cilën e kam dashur e respektuar si motër. Kiara, në vend që të shuante këtë sherrin imagjinar të Luizit, doli publikisht dhe i hodhi benzinë zjarrit.”
“Më vjen keq Luiz Ejlli që sot nuk po e shijon famën. Kot nuk thonë që për ta njohur një njeri, jepi pak pushtet,” përfundoi moderatori.
Luizi postoi në Instagram: “Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5,000 eurot, meqë do të ngelesh pa punë”, shoqëruar me emoji-n e një fluture.
Më pas, pulikoi edhe një video ku Ronaldo thotë se ka lyer flokët që t’i ngjajë Luizit, me mbishkrimin “Fansi im më i zjarrtë”.
Kiara shkroi në Instagram: “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorën kokën. Koka bën, koka pëson”.