Mes surprizave dhe të qeshurave, ish-presidenti i SHBA-ve njihet me të rinjtë me emrin ‘Clinton’

Në fjalimin hapës të ceremonisë së nderimit të ish-presidentit Bill Clinton, kryeministri Edi Rama shprehu dhe admirimin për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë si politikan.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Clinton ishte ai që çliroi Kosovën nga forcat pushtuese serbe me një vendim historik, i cili përcaktoi edhe të ardhmen e Ballkanit.

Bill Clinton u surprizua nga të rinjtë shqiptarë që mbajnë mbiemrin e tij si emër, apo emrin e gruas së tij Hillary. Ai u gëzua shumë, madje nuk munguan as të qeshurat gjatë prezantimeve.

“Jam Bill Clintoni i Kosovës, ndërsa ju jeni Bill Clinton i botës” tha një djalë.

Ai buzëqeshi nga prezantimi i më të voglit të grupit.