Surprizë! Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare!

Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare dhe ka sjellë një jetë një djalë.

Lajmin e zbuloi vetë supermodelja në Instagram duke publikuar një foto ku mban të voglin në krahë, afër vajzës 2-vjeçare.

“Dashuria ime e vogël, dije që je i çmuar jashtë mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke bekuar me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen Babyboy,”-shkruan ajo krahas fotos. Ajo në maj të vitit 2021 solli në jetë vajzën e saj, teksa më vonë ajo inkurajonte të gjithë të provonin këtë ndjesi, duke e bërë veten “fajtore” se pse nuk e ka provuar më parë.