Madonna në gjendje të rëndë në intubim. Familjarët: Menduam se e humbëm!
Një infeksion i papritur bakterial i ka shkaktuar yllit të pop-it Madonna gjendje shumë të rëndë shëndetësore aq sa i është dashur të intubohet. Familja e Madonna-s është më e bashkuar se kurrë pasi 64-vjeçarja u dërgua në kujdes intensiv me dhe thonë se shqetësohen se ajo po vendos karrierën dhe famën e saj përpara shëndetit. Të afërmit e divës janë shprehur se janë shumë të trembur dhe një moment u përgatitën për më të keqen.
Turneu botëror i Madonnës ishte caktuar të fillonte më 15 korrik në Vankuver dhe do të zgjaste shtatë muaj dhe këto kohë Madonna ka qenë duke u stërvitur intensivisht.
Gjendja e Madonës ishte aq e rëndë sa të afërmit e saj po përgatiteshin për më të keqen, ka thënë një anëtar i familjes për DailyMail.com. 64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në Nju Jork të shtunën dhe u dërgua me shpejtësi në spital ku thuhet se u intubua gjatë natës. Të mërkurën, menaxheri i saj Guy Oseary njoftoi se ajo vuante nga një ‘infeksion serioz bakterial’ dhe se i duhej kohë për t’u rikuperuar kështu ndau lajmin se turneu i artistes do të shtyhet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë por është mbajtur sekret për mediat pasi sipas familjarëve gjendja e artistes ishte vërtetë kritike dhe për dy ditë me radhë askush nuk dinte të tregonte me siguri se ç’drejtim do të merrte shëndeti i Madonna-s.
I afërmi i këngëtares tha për DailyMail.com se ata kaluan disa ditë traumatike me shumë pasiguri nëse ajo do t’ia dilte mbanë. Anëtari i familjes tha se kolapsi tronditës ishte një thirrje zgjimi për Madonën, e cila beson se është ‘e pathyeshme’ dhe e ka shtyrë veten jashtëzakonisht shumë për t’u përgatitur për turneun.
“Për dy ditët e fundit, askush nuk e dinte se në cilin drejtim do të kthehej kjo dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen. Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë dhe ky ka qenë realiteti i situatës”; tha për mediat një i afërm i këngëtares.
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 26 vjeç, Roço, 22 vjeç; David 17 vjeç; Mercy 17; dhe binjaket 10-vjeçare Stella dhe Estere.
Bordo