“Kur isha çapaçul’- Luiz Ejlli publikon foton e rrallë nga fëmijëria
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli vazhdon të mbetet ende një ndër personazhet me të përfolur dhe më të suksesshëm të momentit edhe pas përfundimit të spektaklit të madh.
Së fundmi, këngëtari bëri një turne koncertesh në SHBA, ku performoi para mijëra fansave të tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri ku po merret me xhirimet e filmit më të ri me Olta Gixharin të titulluar “Në kuadër të dashurisë”.
Teksa në Instagram, këngëtari numëron mbi 600 mijë ndjekës dhe është goxha aktiv për fansat, së fundmi ai i ka ndarë për ta një foto nga fëmijëria e tij.
Në një foto bardhë e zi, Luizi shfaqet duke luajtur me top në plazh, ku krahas saj shkroi:
“Kur isha çapaçul”– duke marrë komente pozitive nga më të shumtat.
Panorama.al