Me fotot e fundit, Heidi Klum ngre dyshime se është shtatzënë për herë të pestë
Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, nuk ia hiqnin duart njëri-tjetrit, ndërsa shëtisnin në rrugët e Venecias.
Fotografët e kapën dyshen të kapur për dore, duke parë në sytë e njëri-tjetrit dhe duke i mbajtur duart në barkun e supermodeles. Heidi u fotografua gjithashtu duke mbajtur dorën në barkun e saj, duke e prekur butësisht atë.
Ndonëse sapo ka mbushur 50 vjeç dhe është nënë e katër fëmijëve, modelja u shpreh pak muaj më parë në ‘The Jennifer Hudson Show’ se nuk heziton për të mbetur sërish shtatzënë.
Duke parë se fëmijët e saj janë rritur – Leni, 18 vjeç; Henri, 17 vjeç; Johan, 16 vjeç; dhe Lou, 13 vjeç – Klum tha se do të dëshironte të kishte edhe një fëmijë të pestë.
Dhe me fotot e fundit nga Venecia, shumë po pyesin nëse modelja është në pritje të fëmijës së saj të pestë.