Luizi dhe Olta fotografohen në xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ja ku po xhirohet

Duket se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të vazhdojnë të jenë dyshe e pandarë e ekranit, që publiku i ka dashuruar si palë kundërshtare.

“Armiq” në lojë dhe “Burrë e grua” në film, çifti ka ndërmend të korrë sukses jo vetëm në “Big Brother VIP” por edhe jashtë tij.

Pas përfundimit të reality show-t, ata po xhirojnë së bashku një film që do të dalë më vonë në kinema. Projekti titullohet “Në Kuadër të Dashurisë” ku Luizi dhe Olta në role kryesore, përpiqen të shpëtojnë marrëdhënien e tyre.

Xhirimet po bëhen në Korçë, ndërsa kemi siguruar disa foto nga skenat e filmit.