Tradhti? Neymar pranon se ka bërë një gabim dhe i kërkon publikisht falje të dashurës shtatzënë

Neymar iu drejtua rrjeteve sociale për t’i kërkuar publikisht falje të dashurës shtatzënë, Bruna Biancardi.

Sulmuesi i PSG dhe i Brazilit postoi një deklaratë të gjatë në Instagram. 31-vjeçari, i cili gjithashtu ka një djalë 11-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, e quajti Bruna-n “gruaja që ëndërron” pas atyre ai i quan “gabime”.

Futbollisti dhe Bruna ishin qendër të një teorie në internet, sipas së cilës thuhej se Neymar e ka tradhtuar Bruna-n. Sipas teorisë, futbollisti e ka tradhtuar Bruna-n me një influencuese nga São Paulo dhe ka qenë në kontakt vazhdimisht me të.

“Bru,
Unë e bëj këtë për ty dhe familjen tënde. Të justifikosh të padrejtën, nuk ishte e nevojshme, por unë kam nevojë për ty në jetën time. E pashë sa shumë ishe e ekspozuar, sa shumë vuajte gjatë gjithë kësaj dhe sa shumë dëshiron të jesh pranë meje. Dhe unë pranë teje.” – shkruan Neymar.

“Rrezikoj të them se dështoj çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës. Vetëm se unë i zgjidh gabimet e mia në jetën time personale në shtëpi, në intimitetin tim me familjen dhe miqtë e mi. E gjithë kjo goditi një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruaja që ëndërroja të ecte pranë meje, nëna e fëmijës tim. Të preku ty në një moment kaq të veçantë, siç është mëmësia,” shton më pas.

Futbollisti, i cili nuk specifikon se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, kërkon publikisht ndjesë.

“Bru, tashmë të kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar ta them publikisht këtë. Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të bëhet publike. Nuk mund ta imagjinoj veten pa ty. Nuk e di nëse do të funksionojë, por SOT jam i sigurt që dua të provoj.”

“Qëllimi ynë do të mbizotërojë, dashuria jonë për fëmijën tonë do të fitojë, dashuria jonë për njëri-tjetrin do të na forcojë. Përgjithmonë ne,” përfundon Neymar.

Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e qetë që prej fillimit. Në gusht të 2022-shit, Bruna dhe Neymar njoftuan fansat se i kishin dhënë fund marrëdhënies, pas fejesës së tyre. Asokohe u tha se 27-vjeçarja u nda nga Neymar sepse ky i fundit e kishte tradhtuar, por ajo i mohoi aludimet.

Më pas, për ditëlindjen e Neymar, Bruna postoi një album me foto, ku shkruante edhe urimin për yllin e futbollit: “Gëzuar ditëlindjen bukurosh. T’i thashë të gjitha sot”, shkroi ajo dhe i uroi atij një vit fantastik me bekime, festa, miq, arritje, synime dhe shëndet. “Uroj që Zoti ta mbrojë lidhjen tonë”.

Në prill të këtij viti, ata njoftuan se janë në pritje të një bebushi.

Anabelmagazine