Pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit të Shkodrës

Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra.

Dyshohet se Golemi u merrte studentëve para kundrejt notës. Me këtë detyrë do të ngarkohet zv rektorja, Rajmonda Kërçira.

Suzana Golemi është zgjedhur si rektore në universitetin Luigj Gurakuqi përpara një viti.