Shakira paralajmëroi këngën e re, fansat në ekstazë: Pique zëvendësoi një sirenë me një sardele

Shakira dhe Gerard Pique edhe pas gati një viti që kur konfirmuan se po ndahen, janë ende një nga temat për të cilat publiku nuk ndalet së foluri.

Çdo lëvizje e tyre monitorohet dhe këngëtarja, karriera e të cilës po lulëzon, tashmë ka bërë të ditur se në fund të qershorit do ta lansojë një këngë të re.

Në video, kolumbiania është “shndërruar” në një sirenë dhe ka qenë kostumi i saj që ka frymëzuar shumë komente nga fansat:

Në javët e fundit, Shakira është parë shpesh e shoqëruar nga piloti britanik, Lewis Hamilton. Ata kanë darkuar disa herë bashkë, derisa këngëtarja merr pjesë në garat e Formula 1 dhe disa herë janë shoqëruar në jahtin e tij.

Ndërkohë, Pique dhe Clara Chia, me të cilën e tradhtoi ish-bashkëshorten, kanë shkruar në gjykatë për të ngritur padi ndaj gazetarëve dhe fotografëve.

“Faleminderit Gerard, falë teje të gjithë kënaqemi duke parë Shakiran duke u argëtuar me një kampione të vërtetë bote” – është komenti me më shumë pëlqime nën foton e ish-futbollistit me të dashurën e re.

/Telegrafi/