Rikthehet Timo Flloko, shfaqet filmi i Liri Begës pas 3 dekadash: Nostalgji për emrat e mëdhenj të filmit shqiptar
E shkuara në Shqipëri si dhe marrëdhëniet personale po aq edhe të ndërlikuara mes njerëzve, sistemeve dhe atyre që vendosin të emigrojnë, janë në zemer të filmit të regjisores franko-shqiptare Liri Begeja. Fimi u shfaq në Kinema “Millennium” 30-vite pas realizimit te tij me iniciativën e aktorit Timo Flloko.
Flloko thote se ky film e kthen pas ne kohe dhe e ben nostalgjik, për aktorët e mëdhenj të cilët i mungojnë kinemasë shqiptare sot.
Padyshim, filmi ka nota biografike të regjisores, pasi familja e saj emigroi në Francë.
Aktori kujton se me këtë film u takuan edhe me token e ndaluar.
Timo Flloko i ka dhënë frymë shume personazheve, në filma, veçon filmin” Vdekja e kalit”, si i pari prodhim kinematografik pa censurë.
Kujton se censura ishte e ashpër ndaj filmit. Por edhe në kushtet kur kinemaja u përdor si propaganda, ai thote se ka vlera, të cilat nuk duhen mohuar. Ai është racional, tregon edhe teprit, por nuk është penduar as dje dhe as sot qe ka jetësuar heronj.
Filmi “Larg Barbarëve”, edhe pas 30 vitesh, përcolli emocione të duke evokuar një moment historik të ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, për pasojë dhe eksodin masiv pas rënies së diktaturës komuniste.
“Larg nga barbaret” u nderua me çmim në Festivalin e Kajros 1994./abcnews.al