Safet Gjici në hetim nga SPAK, i doli videoja erotike në zyrë, prokuroria nis procedimin
SPAK ka nisur hetim penal ndaj Safet Gjicit. Dosja për kryetarin e bashkisë së Kukësit u hap pas publikimit të një video ku ai kryen marrëdhënie seksuale. Dyshimet janë se akti është bërë në zyrën e shtetit, ndërsa prokuroria ka kërkuar dëshmitë dhe verifikimin e materialit.
Një video ku kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici shfaqet duke kryer akt seksual me një grua është pasuar me hetimin nga SPAK.
Burimet kanë bërë të ditur se çështja ndaj tij është nisur kryesisht pas shpërndarjes së materialit në aplikacionet e telefonave e më tej në medie dhe në rrjetet sociale
Prokurorët kanë kërkuar identifikimin e vajzës si dhe për të marrë në pyetje dhe kryebashkiakun socialist.
Duket se akti është kryer në zyrat e institucionit vendor por nuk ka të dhëna nëse ngjarja është e regjistruar së fundmi apo ka qenë e mëparshme si dhe nuk jepen të dhëna se nga kush është realizuar.
Pika këto që do të jenë pjesë e hetimit të SPAK. Gjithashtu do të verifikohet nëse ka qenë akt me dëshirë apo nën presion të zyrtarit të zgjedhur.
Vetë Gjici ka reaguar në Facebook duke deklaruar dorëheqjen nga detyra duke mos pritur kështu vendim të qeverisë
Ai shkruan se çdo gjë ka qenë një kurth nga kundërshtarët politik që I mundi në votimet e 14 majit, teksa shton se me vajzën që shfaqet në video ka pasur marrëdhënie
Safet Gjici në 14 maj u rikonfirmua për një mandat të dytë në krye të bashkisë me 11 632 vota kundrejt Admir Sinamatit të koalicionit bashkë fitojmë që mori 9592 vota.
Ora News