“Video intime u filmua në zyrë”- Gazetari zbulon detaje nga procedimi penal i Gjicit
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje në lidhje me nisjen e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, në lidhje me qarkullimin e një videoje me natyrë erotike që është filmuar në zyrën e tij.
Sipas gazetarit, video është filmuar 10 ditë më parë në zyrën e kryebashkiakut dhe është filmuar nga një kamer e vendosur në një çantë.
Duke rikujtuar precedentët e mëparshëm, sipas gazetarit kryebashkiakët që janë hetuar për video intime janë shkarkuar nga detyra.
“Prej disa orësh po qarkullon një video me natyrë erotike që në pamje të parë duket se është kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij. Në një reagim zyrtar na është konfirmuar fakti se mënjherë sa është njohur Prokuroria e Posaçme lidhur me këtë video është nisur një procedim penal për të hetuar atë që ka ndodhur
Nga ky material shihet se video është xhiruar në datën 6 qershor rreth orës 16:00, 10 ditë më parë. Kamera dyshohet se është vendosur në një objekt të lëvizshëm që dyshohet se është një çantë. Nuk dihet ende mbi ç’akuzë SPAK e ka regjistruar këtë procedim penal”, tha Ferhati.