Gazetari turpëron Lautaron në mardhënien me Agustina Gandolfo: “Ai është një kukull në duart e saj”
Ata u martuan më 29 maj me një ceremoni të mrekullueshme në liqenin e Komos, në Villa d’Este. Së shpejti do të përsëriten në Argjentinë me një ceremoni fetare. Por sipas mediave në vendin e tyre, marrëdhënia e dyshes Lautaro e Agustina nuk është tamam idilike. Në veçanti, sipas gazetarit Roberto Antonlin, brenda çiftit është Gandolfo që merr të gjitha llojet e vendimeve. Madje edhe ato që shqetësojnë personalisht sulmuesin e Inter. E vërtetë apo fantazi, gazetari e fundosi goditjen fort në transmetimin Mitre Live.
Panorama e përshkruar nga gazetari argjentinas, nisi me faktin se ishte Wanda Nara që i prezantoi. E vazhdoi me konstatimin e një Lautaro Martinez të dominuar totalisht nga gruaja e tij. Sipas Antonlin, në fakt, është Agustina Gandolfo ajo që i thotë lojtarit me kë të dilte, madje duke e detyruar të ndryshojë edhe menaxherë. Gruaja e sulmuesit ka shumë ndikim edhe në jetën profesionale të Lautaro, deri në pjesëmarrjen në takime me menaxherët: “Për Gandolfo Inter nuk është shumë, ajo besonte se ai duhej të largohej nga klubi. Dhe e detyroi lojtarin të debatonte me menaxherët e tij në atë kohë. Ai ndryshoi zakonet e tij të të ngrënit, ajo e sillte si të donte”.
Sipas Antolin, bukuroshja Agustina i ka vendosur një diktat partnerit të saj: “Ajo i ka dhënë një ultimatum para dasmës: ‘Ose martohemi ose unë do të iki’. Lautaro është një kukull në marrëdhënien e tyre. Agustina drejton marrëdhënien dhe në përgjithësi, në planin personal dhe profesional, gjithçka është në emër të saj. Ajo i thotë se çfarë rroba të veshë. Ajo që unë di është se ai i tha asaj se ishin mirë kështu dhe lidhja funksionoi mirë dhe ajo i tha atë frazën: ‘Ose martohesh ose mbaron’ dhe Lautaro nuk guxon kurrë ta kundërshtojë. Ai është një kukull që bën çfarë të dojë ajo”.
Është e pamundur të thuhet se sa të vërteta ka në fjalët e gazetarit të thashethemeve argjentinase. Fakti është se, edhe nëse situata është ajo që ai përshkroi, nëse Lautaro është mirë me të, kush janë të tjerët për të gjykuar?