DJ Khaled pëson aksident, kjo është gjendja e tij
Reperi DJ Khaled ka thënë se është duke u rikuperuar pas lëndimeve që i ka pësuar gjatë një incidenti që i ndodhi derisa ishte duke sërfuar në Florida gjatë javës së kaluar.
47-vjeçari për adhuruesit e tij në Instagram ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.
“Kam pasur shumë dhimbje, shpresoj se është vetëm një muskul i mavijosur e lënduar”, tha ai.
DJ Khaled ishte lënduar edhe më parë, ai në vitin 2017 e pati një aksidenti derisa ishte duke përdorur një metodë të skijimit që njihet se bëhet në ujë.
Prive.al