FOTOT: Pse u vesh me të bardha Maria De Filipi në funeralin e mikut të saj, Silvio Berlusconi?

Ditën e djeshme u mbajt funerali për Silvio Berlusconin, pranë studiove të Mediaset, ku në homazhet e kryera nuk munguan as figura të njohura të ekranit italian, mes të cilëve edhe ikona e prezantimit, Maria De Filippi.

Por, prezantuesja italiane tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj që dallonte nga të tjerët në atë ditë zie, pasi ajo u pa e veshur me të bardha.

Por, sipas mediave italiane mesa duket ky veprim nuk paska qenë e pa qëllimshëm. E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Dhe Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën dhe në ceremoni.