“Po bënte shaka me të gjithë”/ Fotoja e fundit e Berlusconit para se të hynte në spital të premten
Kjo është fotoja e fundit e publikuar e ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi, para se të shtohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar.
Berlusconi është fotografuar në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit. Ai duket i tronditur, por “po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë “, komentoi pronari i lokalit.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e së hënës , ndërsa sot varrimi i tij do të bëhet soi në katedralen e Milanos.
Piazza del Duomo, që rrethon katedralen e zbukuruar, u përgatit me ekrane gjigante për ndjekjën e funeralit nga 20 mijë persona. Brenda Duomo-s, do mblidhen rreth 2,000 njerëz duke përfshirë liderë kombëtarë dhe partiakë të kaluar dhe të tanishëm nga i gjithë spektri politik.
Italia sot është në ditë zie kombëtare.
Top Channel