Ndërkohë që pret të bëhet sërish baba, Al Pacino po kalon kohë me ish-të dashurën

Al Pacino po kalon kohë me ish-të dashurën, Beverly D’Angelo, ndërkohë që pret të bëhet sërish baba, në moshën 83-vjeçare, me të dashurën, Noor Alfallah (29 vjeç).

Aktori i “Scarface” iu bashkua ish-partneres, së bashku me fëmijët et yre, Anton dhe Olivia në Los Angeles dhe u fotografuan duke bërë një diskutim që dukej serioz. Ata të dy, që pas ndarjes në vitin 2004, mbetën miq të afërt.

‘Ribashkimi’ i tyre vjen pasi u konfirmua se Noor Alfallah dhe Al Pacino janë në pritje të një bebushi, për të cilin ende nuk dihet gjinia. Al Pacino foli për shtatzëninë dhe e cilësoi si “një moment special”.

Megjithatë, thuhet se ndërkohë që Noor ishte shtatzënë, aktori kërkoi një test ADN-je, për të konfirmuar atësinë, pasi për shkak të një problemi shëndetësor, nuk mendonte se mund të ishte në gjendje të bëhej sërish baba.

Pacino nuk e kishte idenë për 2 muaj se partnerja ishte shtatzënë dhe kur e mësoi, u shokua. Burimet pranë “Mirror” bënë me dije se partnerja e kreu testin dhe si përfundim, po, Al Pacino është babai dhe pritet që bebushi të vijë në jetë shumë shpejt, pasi Noor është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Al Pacino është gjithashtu babai i tre fëmijëve: Julie Marie (33 vjeç) me ish-partneren, Jan Tarrant dhe i binjakëve Anton dhe Olivia (22 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Beverly D’Angelo.

Anabelmagazine