Aludimet për ndarjen nga Olsi Bylyku, Egli Tako reagon ashpër ndaj mediave
Prej kohësh tashmë është aluduar për ndarje mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos, edhe pse çifti nuk ka reaguar për këtë lajm.
Teksa janë diskutuar disa arsye të mundshme si shkak i ndarjes së dyshes, Egli ka vendosur të reagojë në Instagramin e saj.
Ajo i është drejtuar ashpër portaleve, duke akuzuar se do të procedojë penalisht ndaj çdo lajmi të pavërtetë që cënon familjen e saj.
“Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private! Por meqenëse puna erdhi deri në këtë pikë, nuk mund të hesht më! Të nderuara PORT’HALE, dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime po për pak vëmendje nëpër tavolina, komentoni mbi emrat tanë, ky status është për ju! Ne kemi marr përsipër rriskun për të qenë figura publike, e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojmë) por familjarët tanë JO! A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është PUNA JONË DHE ARSYET TONA! Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të të ndryshmot me emrat tanë, por me familjarët, JU PREMTOJ se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin! Mjaft e shitët veten kaq lirë!”– ka shkruar ajo në ‘story’.