Habit Carolina Herrera: Xhinset nuk mbahen pas të 30-tave dhe as flokët e gjatë pas të 40-tave!

Stilistja e famshme Carolina Herrera ka shkaktuar debate të zjarrta ne internet me deklaratën e guximshme se gratë pas moshës 30 vjec nuk duhet të mbajnë xhinse dhe pas të 40-tave, nuk duhet të kenë flokë të gjatë.

Herrera, e njohur për shijen e saj të rafinuar dhe veshjet klasike, është vënë në qendër të kritikave tani për pohimet rreth stilit personal dhe veshjeve të përshtatshme për moshën. Ajo beson me bindje se femrat duhet ta ndryshojnë stilin e tyre me kalimin e viteve.

Karolina thotë se asgjë nuk e plak një grua më shumë sesa pretendimet se është ende e re. “Nuk besoj në trende sepse trendet të bëjnë të dukesh sikur ke veshur uniformë. Shfaqen disa rroba – dhe papritmas të gjitha duken njësoj”.

Dizajnerja vazhdon: “Mos vish mini funde! Mini fundet janë për vajzat e vogla. Për sa i përket bikinit, kam hequr dorë prej tij kur po i afrohesha të 50-tave”. Carolina beson se xhinset tek femrat mbi 30 vjeç “nuk duken mirë”, deklaratë kjo që solli reagimin e kolegëve të saj. Po kështu, tha se femrat mbi 40 vjeç duhet të kenë flokë të shkurtër nëse nuk duan të duken “sikur nuk kanë shije”. “Një grua duhet të plaket me hijeshi, të mos përpiqet të duket në moshën që nuk është, përndryshe do të duket qesharake. Unë shoh shumë gra në rrugë që nga prapa duken shkëlqyeshëm me flokë të gjatë dhe funde të shkurtra. Por kur kthehen – uh, ata janë të plakur!”.

Pretendimeve të Herrerës, kritikët i janë përgjigje me shembujt e Jennifer Lopez, Nicole Kidman apo Angelina Jolie, të cilat duken të mrekullueshme me flokë të gjatë, me xhinse e me cdo lloj tjetër veshjeje. Gjëja më e rëndësishme, thonë ata, është të ndiheni rehat me veten dhe ta doni atë që shihni në pasqyrë.

Bordo